Një rast grabitje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Prishtinë.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa duke punuar, dy persona të panjohur ka hyrë brenda dhe nën kërcënim me mjet të mprehtë-thikë, ka grabitur nga arka para të gatshme 500 euro , dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori. /Gazeta Enigma/.