Policia ka njoftuar se një gruas në Prishtinë i është vjedhur çanta e krahut, raporton Gazeta Enigma.
Policia, thotë në raportin 24-orësh se ajo kishte brenda stoli ari, pasaporta dhe dokumente të tjera personale.
Rasti po hetohet si “vjedhje e rëndë”.
“Rr. Tringë Smajli, Prishtinë 25.06.2025. Viktima femër ka njoftuar se i është vjedhur çanta e krahut në të cilën kishte stoli ari, pasaporta dhe dokumente personale. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor. / Gazeta Enigma.