Prishtinë: Lëndohet një person nga rryma në shkollën “Faik Konica”

Prishtinë: Lëndohet një person nga rryma në shkollën “Faik Konica”

Pas problemeve të shfaqura me rrymën në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë është lënduar një person.

Kështu ka thënë për Klankosova.tv Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve në Prishtinë, i cili potencoi se i gjithë problemi ka qenë me një trafo aty pranë.

Ai shtoi se një person është atakuar pa dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.

Gazeta Enigma ka kontaktuar edhe me policinë, por që të njëjtin kanë thënë se janë në pritje të një informacioni zyrtar.

Related Articles