Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë.
Aty kanë sekuestruar lëndë narkotike dhe kanë arrestuar një të dyshuar për trafikim të substancave narkotike.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar 24 qese kokainë, 6 qese marihuanë, 4 tableta ekstazi, qese të zbrazëta që shërbejnë për paketim të substancave narkotike dhe 1 telefon mobil që dyshohet se u përdor për aktivitete të paligjshme.
Sipas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, i dyshuari ka një dënim të formës së prerë prej dy vitesh për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.
Operacioni “Befasia” u krye si pjesë e aksionit për të luftuar krimin e organizuar të trafikut të narkotikëve. I dyshuari u dërgua në paraburgim.
“Policia e Kosovës mbetet e angazhuar të vazhdojë punën për të zbuluar dhe parandaluar çdo aktivitet kriminal që kërcënon sigurinë dhe rendin publikë, në veçanti aktivitetet e tilla kriminale që rrezikojnë shëndetin e rinisë sonë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma