Prishtinë: Vetën në javën kaluar janë shqiptuar 1 mijë e 946 gjoba trafiku

Prishtinë: Vetën në javën kaluar janë shqiptuar 1 mijë e 946 gjoba trafiku

Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 119 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 18 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, etj.

Bëhet e ditur se konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Nga policia shtojnë se aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 8 thika dhe 1 armë zjarri.

Në po të njëjtën periudhë kohore, janë shqiptuar 1946 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Related Articles