Prishtinë: Vrasje në tentativë, një person gjuan nga vetura me armë

Një person ka raportuar në polici se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, një person i panjohur nga vetura ka shtënë disa herë në drejtim të tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja dhe një telefon mobil.

Organet e rendit njoftojnë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Related Articles