Prishtinë: Zhduket 17 vjeçari

Prishtinë: Zhduket 17 vjeçari

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është zhdukur një 17 vjeçar nga Hajvalia, raporton Gazeta “Enigma”.

Rastin në Polici e ka lajmëruar nëna e tij, e cila ka thënë se djali i saj është larguar nga shtëpia më katër qershor dhe se që nga atëherë më nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

“Hajvali, Prishtinë 04.06.2021 – 16:00. Ankuesja femër  kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar djali i saj i moshës 17 vjeçare i cili deri me tani nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, njofton policia./Gazeta Enigma.

Related Articles