Gazetari Sokol Brahaj ka dhënë detaje në lidhje me situatën kaotike që ka kapluar Turqinë që prej mëngjesit të 6 shkurtit.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, nga Izmiri Brahaj theksoi se aktualisht 1300 prokurorë janë në terren të cilët po merren me hetimin për ndërtesat e shkatërruara.
Më tej ai theksoi se pasi të mbarojnë ditët e zisë në Turqi pritet të ketë arrestime të shumta.
“Janë 1300 prokurorë që operojnë në të gjithë Turqinë. Në 10 zona është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Por besoj se pas të hënës do të kemi veprime e arrestime nëse persona përgjegjës për pallatet e objekteve nuk ka të vdekur”-theksoi ai.