Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në fillim të muajit maj, do të zhvillojë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku do të flitet për zhvillimet e tjera rreth dialogut.
Këto takimeve mes Scholz dhe të ftuarve, do të zhvillohen ndarazi, tha zëdhënësi gjerman.
Pas takimeve, në mbrëmje do të ketë edhe një darkë ku Lajçak do të bisedojë me Kurtin dhe Vuçiç në lidhje me dialogun, tha ai për Albanian Post.
“Takimet e Kancelarit Scholz me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të jenë ndaraz, dhe pastaj do të ketë një darkë, edhe pse nuk e di nëse do të ketë takim të përbashkët mes zotit Kurti, Vuçiç, Lajçak dhe kancerlarit në këtë mbrëmje”, ka thënë një zyrtar për media i qeverisë gjermane.
Prezenca e kancelarit gjerman në këtë darkë nuk u konfirmua,.
“Bisedimet me zotin Kurti dhe zotin Vuçiç do të jenë të dobishme për dialogun, dhe në mbështetje të këtij dialogu të udhëhequr nga Brukseli, për këtë edhe Kancelari e ka ftuar zotin Lajçak, i cili do të ketë bisedime në po të njëjtën mbrëmje me zotin Kurti dhe zotin Vuçiç. Dhe në këtë darkë, por aq sa po shoh, jo domosdoshmërisht do të jetë Kancelari, është vetëm zoti Kurti, zoti Lajçak, dhe zoti Vuçiç në Berlin”, tha ai.
“Zoti Lajçak është ftuar që të merr pjesë në mbrëmjen me zotin Kurti dhe zotin Vuçiç për të diskutuar zhvillimin e mëtejm të dialogu”, tha mes tjerash ai.
Takimi mes Albin Kurtit dhe Olaf Scholz do të jetë të mërkuren pasdite në ora 15:00 dhe do të ketë konferencë për shtyp në ora 16:00.