Pritet që Holanda të nisë katër helikopterë në ndihmë të Shqipërisë për zjarret

Pritet që Holanda të nisë katër helikopterë në ndihmë të Shqipërisë për zjarret

Holanda po përgatit të dërgojë në Shqipëri 4 helikopterë që do të ndihmojnë për situatën e zjarreve.

Kjo logjistikë e shtuar pritet ta çojë në 7 numrin e helikopterëve të angazhuar për fikjen e zjarreve, kryesisht në zonat e jugut.

Siç ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Shqipëria ka vetëm një helikopter për fikjen e zjarreve, i cili është angazhuar që në fillim me fluturime në Karaburun.

Prej së martës qeveria lejoi Agjencinë e Mbrojtjes Civile që të angazhonte edhe dy helikopterë privatë.

Temperaturat e larta dhe zjarrvëniet e qëllimshme kanë krijuar situata të vështira me vatra flakësh në gjashtë qarqe të vendit.

Qindra hektarë sipërfaqe me shkurre dhe pemë janë djegur dy javët e fundit vetëm në zonën e Karaburunit, teksa edhe angazhimi i forcave të ushtrisë nuk e ka bërë të mundur shuarjen e tyre. /euronews/

Related Articles