Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, ka folur para derbit ndaj Romës në Serie A.
Nerazzurrët do të luajnë ndaj Giallorossëve të shtunë në Giuseppe Meazza, ndërsa rikthehen në aksion pas humbjes së papritur nga Udinese.
“Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Tash kemi një përballje mjaft të vështirë ndaj Romës, një skuadër e fortë”.
“Të shohim si do të dalim në atë sfidë, por duhet të luajmë për tri pikë. Për ta bërë këtë, duhet të mendojmë vetëm për Romën. Duhet të përqendrohemi vetëm në ndeshjen e të shtunës dhe të harrojmë gjithçka tjetër, sepse do të jetë vështirë”.
“Do të duhet të luajmë për fitore ndaj Barcës, por do të mendojnë për ta kur të vijë java e Ligës së Kampionëve dhe ajo ndeshje, tash gjëja e rëndësishme është Roma. Në mendjet tona është vetëm ndeshja e të shtunës ndaj Giallorossëve”, ka deklaruar Asllani për Tuttosport.
20-vjeçari pritet të angazhohet më shumë gjatë muajit tetor te Interi për shkak të lëndimit të Marcelo Brozovicit.
Shqiptari arriti te zikaltrit gjatë verës nga Empoli dhe është konsideruar si zëvendësim për mesfushorin kroat dhe tash pritet ta ketë shansit për t’i dëshmuar cilësitë e tij.