Pritet të merren masa të reja antiCOVID, të pavaksinuarit nuk do të mund të hipin as në autobus

Pritet të merren masa të reja antiCOVID, të pavaksinuarit nuk do të mund të hipin as në autobus

Qeveria e Kosovës pritet që sot të marrë vendim për masat e reja antiCOVID, të cilat kanë të bëjnë me ashpërsimin e masave për hyrje në Kosovë, por edhe hyrje nëpër ambiente publike dhe udhëtim me mjete të transportit publik.

Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër coronavirusit.

Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ.

Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar coronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë.

Operatorët e trafikut janë të obliguar të caktojnë një person përgjegjës që kërkon dëshmitë e lartëcekura. /Gazeta Enigma/.

Related Articles