Pritet të shtohet bashkëpunimi i Kosovës me Bashkinë e Lezhës

Pritet të shtohet bashkëpunimi i Kosovës me Bashkinë e Lezhës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se u bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit në turizëm dhe zhvillimin e një oferte turistike të përbashkët konkurruese në rajon, që promovon asetet turistike, kulinare e artizanale të të dyja vendeve.

“Po ashtu, u fol edhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave në bujqësi e agroturizëm. Kryeministri Kurti theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë duhet të lartësojë kombin dhe të përmirësojë të dy ekonomitë”.

“Ndreu shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror në Lezhë. Ai u shpreh i lumtur që tashmë është ngjizur një sistem i bashkëpunimit real, dhe që ndjehet krenar që Kosova dhe Shqipëria ushqejnë njëra-tjetrën nëpërmjet turizmit”, thuhet në njoftim.

Related Articles