Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në rrugën “Nazim Buduri” në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme që lidhen me narkotikë.
Sipas raportit zyrtar, të dyshuarit, të dyshuarit, janë ndaluar nga autoritetet policore rreth orës 16:15. Gjatë kontrollit të realizuar në shtëpitë e tyre, policia ka gjetur dhe konfiskuar 20.21 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një shumë prej 1785 eurosh, 2000 lekë si dhe dy telefona mobilë.
Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Nazim Buduri, Prizren 24.04.2026 – 16:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe janë kontrolluar shtëpitë e tyre ku janë gjetur dhe konfiskuar 20.21 gramë substancë narkotike-marihuanë, 1785 euro, 2000 lekë si dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
