Tre të mitur rrahin dhe therin me thikë një person

Tre të mitur rrahin dhe therin me thikë një person

Një person në Lipjan është rrahur nga tre të mitur.

Policia e Kosovës raporton se njëri nga të dyshuarit e mitur viktimën e ka therur me thikë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Lipjan  24.04.2026 – 14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga tre persona meshkuj kosovarë të mitur, njëri nga të dyshuarit e ka therë me thikë duke i shkaktuar lëndime trupor. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, njofton PK.

Related Articles