Pesë persona janë arrestuar, prej tyre katër të mitur në Prizren, pasi dyshohet se të njëjtit kanë hequr nga një shtyllë flamurin e Turqisë, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 17 shkurt.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre katër te mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./GazetaEnigma/