Një rast sulmi ka ndodhur në rrugën ‘Ismet Jashari’ në Prizren, ku një person ka denoncuar dhëndrin dhe familjarët e tij për sulm fizik.
Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 26-vjeçari ka deklaruar se të dyshuarit e kanë sulmuar me mjete të forta dhe si pasojë e kësaj ka marrë lëndime trupore.
Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që dy nga të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa njëri nga ta ende s’është paraqitur për të dhënë dëshminë para organeve të hetuesisë, njofton Sinjali.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.