Një grua ka vdekur gjatë operacionit në një ordinancë private në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai tha se kështu ka deklaruar djali i viktimës.
Gashi theksoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, derisa rasti po trajtohet si ” Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Me datën 23.06.2022, rreth orës 17:10 minuta, e kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private e cila gjendet në rrugën “Gjeravica”. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese. I njëjti deklaron se nëna e tij gjatë operacionit ka ndërruar jetë. Në lidhje me këtë rast të gjitha njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes e po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor. Trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga njësitet rajonale të hetimeve në Prizren”- tha Gashi.