Një ngjarje e rrallë ka ndodhur sot në Prizren.
Një burrë ka raportuar në Polici se vetura e tij ishte vjedhur nga persona të panjohur, por automjeti është gjetur i parkuar në vendin ku e kishte lënë ankuesi.
Sipas Policisë ankuesi ka ngatërruar vendin e parkimit, dhe pas përfundimit të procedurave automjeti është kthyer te pronari, raporton Gazeta “Enigma”.
“Stacioni Policor Prizren me datën 24.02.2024 ka pranuar ankesë nga ankuesi F.A. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) se me datën 23.02.2024 nga persona të panjohur i është vjedhur automjeti të cilin e kishte në shfrytëzim dhe e kishte të parkuar në rrugën ‘’Ali Dida’’ në qytetin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje ata kanë theksuar se “njësiti i hetimeve në konsultim me Prokurorin e shtetit kanë iniciuar rast ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe kanë filluar hetimet. Me datën 26.02.2024 automjeti në fjalë është gjetur i parkuar në rrugën ‘’Sylejman Rrotalla’’ në qytetin e Prizrenit dhe nga hetimet është vërtetuar se ankuesi i lartcekur ka ngatërruar (harruar) vend parkimin e automjetit në fjalë”. /GAZETA ENIGMA/