Një rast i sulmit nga një person fizik ka ndodhur mbrëmë te lumi Drin në afërsi të fshatit Shkozë në Prizren, rast për të cilin prokuroria ka nisur hetimet.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije së bëhet fjalë për kryetarin e Federatës së Peshkimit Sportiv Rekreativ të Kosovës, i cili dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person.
40-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se derisa ka qenë duke biseduar me pronarin e një varke për lundrim, i dyshuari e ka goditur tinëzisht dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, teksa njësitë policre kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.