Prizren, vidhen 3 viça nga stalla

Prizren, vidhen 3 viça nga stalla

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një qytetari nga Prizreni i janë vjedhur tre viça nga stalla.

Sipas policisë personat e panjohur më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Rr. Sali Nuhija, Suharekë 07.04.2023 – 04:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur në stallën e tij i kanë vjedhur tre viça (i vogli i lopës) dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. 

Related Articles