Prizrenasi demolon shtëpinë dhe kërcënon me jetë babain e tij, dërgohet në mbajtje

Prizrenasi demolon shtëpinë dhe kërcënon me jetë babain e tij, dërgohet në mbajtje

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Nepergosht të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka demoluar shtëpinë e tij të banimit dhe ka kërcënuar me jetë babain e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 59-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i biri e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe ai është dërguar në mbajtje.

Related Articles