Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj, ngjarja ka ndodhur në shkollën “Mati Logoreci”, më saktësisht në vendvotimin 2009/A.
Personi sipas Policisë është ndaluar dhe me rastin po merren hetuesit policorë.Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat do të zgjidhen kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.
Këto janë zgjedhjet e shtata për kuvendet komunale dhe të pestat për kryetarë të komunave. /Gazeta Enigma/.