Prizrenasi i shkon ish gruas te banesa, ia merr 6 euro dhe e sulmon fizikisht

Prizrenasi i shkon ish gruas te banesa, ia merr 6 euro dhe e sulmon fizikisht

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua nga Prizreni, e cila e ka raportuar burrin me të cilin ka bashkëjetuar disa vite dhe e kanë një fëmijë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deklaruar se i dyshuari i ka shkuar te banesa të dielën pasdite, ku i ka kërkuar të holla dhe për pasojë i ka shkaktuar frikë e shqetësim.

Për të mos mbaruar me kaq, 30-vjeçari i dyshuar ia ka marrë rreth 6 euro viktimës dhe më pas ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me grushte.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.A., i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Policia, pasi i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar rasti si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”, teksa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Related Articles