“Problemi nuk qëndron tek qytetarët, por tek pushteti”

“Problemi nuk qëndron tek qytetarët, por tek pushteti”

Kryetari në largim i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati për rihapjen e shkollave fillore në disa fshatra të kësaj komune ka thënë se nuk duhet të keqpërdoren pamjet që janë shpërndarë të martën ku shihen qytetarët duke festuar.

“Problemi e as mangësitë tek “hapja” e sotme e shkollave nuk qëndrojnë tek qytetari, por tek pushteti”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Sipas tij, pushteti i ri po përdorë në mënyrë populliste çdo ndjeshmëri për të dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vërtetë.

“Një pushtet që përmes lidhjeve të shkurtëra dhe në mënyrë populliste përdor çdo ndjeshmëri për ta dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vertetë, nuk është pushtet për njerëzi”.

“Këta në Kamenicë nuk janë përjashtim. Pushteti e përdori popullizmin,  shantazhin e premtimet, duke manipuluar me gjendjen e shoqërisë”, ka thënë Kastrati.

Ai konsideron se prapakthimi do të mund të gjendet tek pushteti i ri, por jo tek banorët.

“Gjuha e përdorur në rrjete sociale, apo festa e banorëve nuk duhet paraqitur as nga mediat e as nga mbështetësit me terma përçmues si primitivizëm apo prapakthim. Prapakthimin e gjejmë tek pushteti i ri, asesi tek banorët”.

Kastrati, kishte filluar një reformë në arsim në komunën e Kamenicës, ku kishte mbyllur shkollat ku kishte pas nxënës.

Ai kishte deklaruar se këto shkolla u mbyllën për shkak se kishin prej 5 deri në 7 nxënës gjithsej ndërsa kishte premtuar që do ua siguronte transportin këtyre nxënësve në shkolla tjera.

Related Articles