Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit me inicialet B. B,.
Sipas gjykatës, , ekziston dyshimi se i pandehuri me datë 19 tetor 2021, në Gjilan, me qëllim të përftimit pasuror, ka prodhuar dhe vënë në qarkullim para të falsifikuara të shumës 2 euro, derisa gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë të njëjtit i janë gjetur 220 x 2€, 20 pako cigare të llojit “Winston”, 24 pako cigare të llojit “Lucky”.
“Ndërsa pas bastisjes së shtëpisë në Prishtinë, i janë gjetur edhe 441 pako cigare të llojit “Lucky” dhe 130 pako të llojit “Winston”, të gatshme për tregun e shitjes”, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave.
Me këto veprime, i pandehuri B. B. dyshohet të ketë kryer veprën penale falsifikim i parasë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).