KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të rinumërohen 23 vendvotime të zgjedhjeve të lokale të 17 tetorit. Tetë nga vendvotimet janë për kryetar komune, ndërsa 15 për Kuvende komunale, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahemtaj tha këto rinumërime janë për shkak të parregullsive teknike dhe mos përputhjeve të formularëve teknike.

Anëtarët e KQZ-së ngritën si shqetësim anulimin e tërësishëm të disa fletëvotimeve me kusht, ku ndër ta kërkuan gjitha keqpërdorimet të dërgohen në Prokurori. /Gazeta Enigma.

Related Articles