Profesori në pension i psikologjisë kriminale në Serbi, Dobrivoje Radovanoviq, vlerësoi se tragjedia në shkollën e Beogradit “Vladislav Ribnikar” ishte “shembull tipik i një kopjeje të sjelljes perëndimore të adoleshentëve”.
Ai për agjencinë Beta tha se është informuar për gjithçka ka ndodhur përmes mediave dhe ka avokuar për forcimin e masave të sigurisë dhe futjen e ekipeve të ekspertëve, me psikologë dhe pedagogë në institucionet arsimore, raporton N1, transmeton Klan Kosova.
Radovanoviq, gjithashtu ish-drejtor i Institutit për Kërkime Kriminologjike dhe Sociologjike, shtoi se kjo ishte një “tragjedi që Serbia e përjetoi për herë të parë” dhe se fakti që nxënësi planifikoi vrasjet tregon se nuk ishte “një reagim impulsiv”.