Profesori, Milazim Krasniqi është deklaruar lidhur me raportet që ekzekutivi kosovar ka me partnerin strategjik, SHBA-në, raporton Gazeta “Enigma”
Ai përmes një postimi në “Facebook “ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja Kosovën mund ta mbajnë në kontroll pa pasur partneritet me Qeverinë e Kosovës.
“SHBA përkatësisht NATO-ja Kosovën mund ta mbajnë nën kontroll dhe në sferën e vet edhe pa partneritet me qeveritë e Kosovës. Këtë gjë ua mundëson në mënyrë absolute Marrëveshja Ushtarake-Teknike e 9 qershorit 1999 dhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit e 10 qershorit 1999, të cilat nuk e kanë asnjë afatizim dhe faktikisht asnjë kufizim të imponimit të vullnetit e pushtetit”, ka shkruar ai.
Ndryshe, ky reagim vjen në kohën kur kryeministri Albin Kurti po akuzohet se po rrezikon partneritetin me SHBA-në / Gazeta Enigma.