Alban Hyseni doli të jetë fitues në zgjedhjet lokale në Gjilan, i cili u lind më 23 tetor 1990 në Gjilan.
Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik dhe ka vijuar masterin në programin Juridik Penal teksa ka filluar punën si tutor studentësh në vitin e katërt të studimeve.
Më pas, gjatë viteve 2013-2015, ka vazhduar punën si asistent në lëndët e fushës juridiko-penale.
Ka qenë i angazhuar edhe në pozitat si Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë (2013 – 2014), Zyrtar i Cilësisë (2014-2016) dhe më pas edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit “ARBËRI” si dhe ishte i angazhuar poashtu si Koordinator i një universiteti privat në Gjilan, si dhe është pjesë e stafit akademik në kuadër të Fakultetit Juridik, për lëndët e fushës Penale.
Teksa vazhdon të jetë i angazhuar me orar të kufizuar në një universitet privat në Prishtinë.
Alban Hyseni i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2010 teksa në legjislaturën e fundit ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u angazhua në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë do të qeverisë me komunën e Gjilanit ku në krye të saj do të jetë, Alban Hyseni.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje fitoi besimin e 21 mijë e 374 qytetarëve përkthyer në vota i bie 51,03 përqind.
Ndërsa në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 17 tetor Hyseni pati siguruar 19 mijë e 57 vota.