Prokurori i dyshuar për ryshfet lirohet nga paraburgimi, i caktohet arrest shtëpiak

Prokurori i dyshuar për ryshfet lirohet nga paraburgimi, i caktohet arrest shtëpiak

Prokurori Beqë Shala, i dyshuar për marrje ryshfeti, është liruar nga masa e paraburgimit. Atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, ai në një rast ka kërkuar ryshfet prej një avokati, në mënyrë që ai të mos i kërkojë masat e sigurisë për pesë të dyshuar për lëndim të lehtë trupor.

Avokati i prokurorit Shala, Naim Rudari, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) më 28 tetor 2025 njoftoi se në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), përmes të cilit është konfirmuar se është iniciuar hetim penal ndaj të pandehurit Beqë Shala, prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, vendosi unanimisht që të pezullojë atë përkohësisht nga detyra zyrtare.

Gjykata e Apelit më 6 nëntor ka bërë të ditur se kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh prokurorit të suspenduar.

Related Articles