Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të nëntë personave që janë arrestuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe veprën penale të “Mashtrimit”.
Sipas njoftimit të prokurorisë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magurë, Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.
Po ashtu, është ndaluar edhe një person, përgjegjës i kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth 300 mijë euro.