Alan Tieger, njëri prej prokurorëve të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, tha gjatë fjalës përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi “u bënë bashkë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ata vepronin në mënyrë kolektive”.
Duke folur për krime që tha se kryheshin ndaj “atyre që pretendohej se i shërbenin okupatorit:.
Prokurori tha se “vendimet merreshin në mënyrë kolektive”.
Në lidhje me përgjegjësinë komanduese që Prokuroria pretendon se e patën ata, prokurori përmendi praninë e Thaçit dhe Veselit në disa zona.
“Menjëherë pas sulmit të Gllogjanit në mars, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin aty”, tha Tieger ndër tjerash.
“Shtabi i Përgjithshëm po krijonte një ushtri përfshirë edhe njësitet e specializuara të armatosura të ndërhyrjes së shpejtë për detyra të veçanta, polici ushtarake, shërbime zbulimi, njësi speciale. Dhe siç e biseduam, Shtabi i Përgjithshëm kishte siguruar rajonin dhe në veçanti mbështetësit e tyre të mundshëm se kolaboracionistët do të ndiqeshin dhe do të trajtoheshin pa mëshirë. Dhe kjo është saktësisht ajo që ka ndodhur”, tha prokurori.
Si përmendi disa nga komunikatat që i referohej si të “shtabit qendror të UÇK-së”.
