Prokuroria cakton masën e paraburgimit për dy të dyshuarit për dhunimin e 23 vjeçares në Pejë

Prokuroria cakton masën e paraburgimit për dy të dyshuarit për dhunimin e 23 vjeçares në Pejë

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve për rastin e dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar për Express, se ndaj Sh.B. dhe I.G. Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ky vendim sipas tij erdhi pas kërkesës nga Prokuroria.

“Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditë ne Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore ne Pejë, gjatë ditës së enjte. Ditën e premte të javës së kaluar kemi marrë konfirmimin nga gjyqtari i procedurës paraprake që kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe dy te pandehurit të dyshuarve për veprën penale “dhunimi” u është caktuar masa e paraburgimit”, tha Nikçi.

Ndërkaq, Nikçi shtoi se janë duke u zhvilluar hetimet për të ndriçuar këtë çështje penale.

E për sa i përket 23 vjeçares, Nikçi tha se ka pasur mbështetje nga mbrojtësi i viktimave, psikologia dhe psikiatri.

“Prokurori i shtetit ka dhënë autorizime për kryerjen e veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale.  Ndërkaq, viktima ka marrë trajtimin e duhur, ku ka pasur mbështetje nga Mbrojtësi i viktimave, psikologia dhe psikiatri”, tha Nikçi.

Dy persona janë arrestuar javën e kaluar në Pejë në cilësinë e të dyshuarve për dhunimin e 23-vjeçare nga Shqipëria e cila është me probleme mendore.

Related Articles