Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar gjatë ditës së djeshme në procesin zgjedhor, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja ose dhënia e ryshfetit lidhur me votimin”.
Sipas dyshimeve fillestare, të ndaluarit kanë kryer veprën penale të lartcekur në fshatin Gorazhdec të Pejës, pas së cilës janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me organet kompetente të zbatimit të ligjit, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të kësaj çështjeje penale dhe sigurimit të provave relevante.
Prokuroria mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, ruajtjen e votës së lirë të çdo qytetari dhe zbatimin e ligjit ndaj çdo personi që cenon proceset demokratike në juridiksionin territorial që mbulon ky institucion.
