Prokuroria jep detaje për vdekjen tragjike të 29-vjeçarit nga Deçani

Sot në orët e mëngjesit një 29 vjeçar nga Deçani  ka vdekur në Spitalin e Pejës.

I njëjti ishte dërguar nga Deçani për në Spitalin e Pejës.

29-vjeçari, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se trupit të pajetë do t’i bëhet autopsia.

“Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje, janë dyshimet fillestare. Prokurori ka dalë në vendngjarje së bashku me policinë. Ndërkaq me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ai.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se 29-vjeçari është dërguar me shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ka ndërruar jetë rreth orës 08:30.

“Sot, rreth orës 07:40, policia është informuar që në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan, një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe nga ky spital, rreth orës 08:30, jemi njoftuar se personi i lënduar ka ndërruar jetë”, tha ai.

Ndërsa, për këtë rast ka shkruar edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosoëvs, Rasim Selmanaj.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për Albert Cacaj.

Related Articles