Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit, E.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Prokuroria njofton se, më 23 shtator 2021, i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës.
Sipas komunikatës për medie, nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, të dy ata kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.
“Pas disa veprimeve operative nga ana e zyrtarëve policorë, është arritur të lokalizohet vendi dhe të arrestohet i pandehuri. I njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 29 shtator 2021”, thuhet në komunikatë.