Prokuroria për rastin në Gllogjan: Hetimet vazhdojnë

Prokuroria për rastin në Gllogjan: Hetimet vazhdojnë

Dy ditë më parë për rastin tragjik në Gllogjan, ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai, ka thënë se ende nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, dhe se hetimet janë duke vazhduar.

“Janë duke u zhvilluar hetimet dhe të njëjtat po kujdesemi që të mos dëmtohen në këtë fazë. Nuk ka asgjë të re, hetimet janë duke u zhvilluar”, ka thënë Nikçi, për FrontOnline, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Përndryshe, tri ditë pas vrasjes së shoferit Gani Gjokaj, dhe dy nxënësve Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafa, Qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët mundësojnë arrestimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit./Gazeta “Enigma”/

Related Articles