Prokuroria pranon kallëzim penal ndaj “VisaMetric”

Prokuroria pranon kallëzim penal ndaj “VisaMetric”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka pranuar kallëzim penal ndaj ndërmarrjes “VisaMetric”.

Për këtë, prokurori i Shtetit thuhet se ka nisur t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm.

Lajmin është konfirmuar për lajmi.net nga Laureta Ulaj nga Prokuroria e Prishtinës.

“Lidhur me këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal. Prokurori i Shtetit menjëherë ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve sipas dispozitave ligjore të KPPRK-së, dhe atë në drejtim të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për zhvillimet e radhës lidhur me këtë rast do të njoftoheni në kohë”, tha ajo.

Kompania “VisaMetric”, ka pranuar të martën vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku ndalohet që të marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane, ndërsa kanë refuzuar të bëjnë rimbursimin e atyre që ia kanë marrë.

Related Articles