Prokuroria Speciale po e heton kryetarin e Suharekës, kjo është arsyeja

Prokuroria Speciale po e heton kryetarin e Suharekës, kjo është arsyeja

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka konfirmuar se është duke e hetuar Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj për një rast të dyshuar lidhur me keqpërdorimet gjatë shpronësimit të një prone në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” të martën prokurori special, Milot Krasniqi, i cili tha se bëhet fjalë për një parcelë tek një rrethrrotullim.

“Është për një parcelë te një rreth rrotullim me interes publik në Komunën e Suharekës… jemi duke punuar së bashku me hetuesit”, tha prokurori special Krasniqi.

Muharremaj ka thënë se nuk ka informata dhe as nuk është intervistuar nga PSRK lidhur me këtë rast.

“ Jo, jo, jo” tha shkurt Muharremaj.

Gjithashtu, “Betimi për Drejtësi” në hulumtimin me temën “Kryetari që nuk shkruan por nënshkruan marrëveshje të kundërligjshme”, ka trajtuar çështjen se si kryetari Muharremaj kishte nënshkruar ankes-kontratë të kundërligjshme për vazhdimin e shfrytëzimit të pronës komunale.

Related Articles