Prokuroria Themelore e Prishtinës ngrit 30 aktakuza ndaj 42 personave vetëm në 24 orët e fundit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ngrit 30 aktakuza ndaj 42 personave vetëm në 24 orët e fundit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 30 aktakuza kundër 42 personave.

Kjo shifër rezulton veç në 24 orët e fundit, derisa të njëjtit dyshohen për veprat penale si vijon:

Gjashtë aktakuza kundër shtatë personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri  aktakuza kundër katër personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri aktakuza kundër tre personave, për veprën penale “Sulmi”,

Tri aktakuza kundër tre personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy aktakuza kundër dy  personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”,

Dy aktakuza kundër dy personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një aktakuzë kundër gjashtë personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”,

Një aktakuzë kundër pesë personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e
narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një aktakuzë kundër dy personave, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Manipulimi me prova”,

Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Related Articles