Pronarët e Manchester Cityt kanë shprehur interesim për ta blerë ekipin nga Italia, Palermo, ka raportuar “Sky Sport Italia” të premten.
Bëhet e ditur se kompania “City Football Group” tashmë ka kontaktuar Palermon dhe ka shprehur interesim për të investuar në këtë ekip.
Mësohet se negociatat mes palëve pritet të nisin së shpejti. Palermo, që është klubi më i madh në Sicili, ka luajtur rregullisht në Serie A dhe B, derisa bankrotoi në verën e vitit 2019.
Klubi u detyrua të fillonte sërish nga Serie D dhe tashmë kanë siguruar promovimin në Serie C, që është niveli i tretë i futbollit të Italisë.
Në fakt, nuk do të ishte krejtësisht e pazakontë që “City Football Group” të investonte në Itali, pasi kjo kompani tashmë zotëron hiç më pak se dhjetë klube në mbarë botën.
Krahas Manchester Cityt, ata kanë në pronësi edhe Troyesin, Gironan, New York Cityn, Malbourne Cityn, Montevideo Cityn, Mumbai Cityn, Shicuan Jiuniun, Lommelin dhe Yokohama Marinosin.