Pronari gati të shesë shtëpinë për të shpëtuar jetën e qenit

Pronari gati të shesë shtëpinë për të shpëtuar jetën e qenit

Një pronar qeni ka thënë se është gati të shesë shtëpinë e tij për të paguar faturat e veterinerit deri në 20,000 Paund për të shpëtuar qenin e tij të dashur.

Jaxon Feeley u shpreh për mediat e huaja se qeni i tij dy vjeçar i quajtur Rambo kaloi në shok hipovolemik, një gjendje në të cilën humbja e rëndë e gjakut ose lëngjeve të tjera e bën zemrën të paaftë të pompojë mjaftueshëm gjak në trup.

Jaxon, i cili punon si oficer burgu, krijoi një faqe GoFundMe në një përpjekje për të mbledhur para të mjaftueshme për të paguar për trajtimin e kushtueshëm të Rambo-s. Në faqe ai tha: ‘Sigurimi i Rambo e ka mbuluar atë deri në 6500 £. Fatura e deritanishme është deri në 11,500 paund pas 1 jave në kujdes veterinar.

Më shumë se 600 njerëz i kanë dhuruar zotit Feeley, me donacione që tejkalojnë 10,000 paund.

Related Articles