Pronari i BMW-së së zhurmshme: Se kom plan mu nal

Pronari i BMW-së së zhurmshme: Se kom plan mu nal

Ka kohë që një BMW me ngjyrë të gjelbër shëtitet rrugëve të Prishtinës, duke lëshuar muzikë me volum shumë të lartë. Kjo i ka penguar shumë banorëve të Prishtinës, madje problemi është adresuar edhe tek faqja Vrojtuesit e lagjës – Prishtinë në Facebook.

Pronari i kësaj BMW-je, po duket sikur po e shijon famën dhe vëmendjen që po merr, kështu duke reklamuar makinën dhe volumin e saj të lartë edhe në rrjetin social Tik Tok.

Në një postim në këtë rrjet social, ai ka ngarkuar një video ku ka shkruar se i bën të fala portaleve dhe se ‘nuk e ka plan me u ndalë’.

Related Articles