Policia me aksion të gjerë, shoqërohen 25 të dyshuar

Policia me aksion të gjerë, shoqërohen 25 të dyshuar

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se përmes një plani operativ ka identifikuar fëmijë lëmosh-kërkues, të cilët dyshohet se mund të jenë viktima të trafikimit.

Gjatë zbatimit të planit janë identifikuar 32 fëmijë lëmosh-kërkues, 25 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 7 shtetas të Shqipërisë, 34 lëmosh-kërkues të rritur, 17 prej tyre shtetas kosovarë dhe 17 shtetas të Shqipërisë.

Poashtu është identifikuar një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore dhe 25 persona që dyshohet se kanë kryer veprat “trafikim me qenie njerëzore” dhe 21 raste “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Në komunikatë thuhet se të gjithë fëmijët lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre.

Policia ka realizuar veprime për të identifikuar viktima të mundshme të trafikimit me njerëz nga ku ka rezultuar vetëm një rast.

Kurse në rastet tjera, të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse. Shtetasit e Shqipërisë janë trajtuar nga zyrtarë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj të PK-së.

Related Articles