Pronari i kompanisë ‘Floil’: Ne e shesim një litër vaj 1 euro e 95 cent pa TVSH

Pronari i kompanisë ‘Floil’: Ne e shesim një litër vaj 1 euro e 95 cent pa TVSH

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot kompaninë “Floil” në Gjilan.

Pronari i kësaj kompanie, Berat Mustafa ka thënë se aktualisht 1 litër vaj është duke e shitur 1 euro e 95 cent, pa TVSH.

Nëse përfshihet edhe TVSH-ja, sipas tij, arrin në 2 euro e 10 cent.

“Çmimin për të cilën ne kompania jonë jemi duke e shitur është 1 euro e 95 cent, për litër pa TVSH, që me TVSH arrin në 2 euro e 10 cent. Ndërsa çmimi në treg për ne si kompani është shqetësuese dhe i lusim që t’i korrigjojnë çmimet. Më shumë është krijuar një panik, një shqetësim te qytetarët”, tha ai.

Ndër të tjera, Mustafa tha se bashkë me ministri Faton Peci kanë diskutuar mundësin për stimulimin e bujqve për mbjelljen e farës së lulediellit

“Ne me ministrin Peci, e diskutuam mundësinë e rritjes së rafinerisë tonë për shtrydhjen e lulediellit dhe për mbjelljen e farës së lulediellit. Kemi sasi të konsiderueshmë që mund të mbulojmë edhe për një muaj konsumi”, tha pronari i kompanisë ‘Floil’, Berat Mustafa.

Çmimi i një litri vaj nëpër marketet e Kosovës është duke u shitur 3.49 euro. Ky çmim u rrit për 1 euro që nga dita e djeshme.

Related Articles