Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në qytetin e Pejës, ku dyshohet të jetë përfshirë A.T., pronar i një kompanie për transport rrugor.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si shenjë pakënaqësie ndaj një gjobe të shqiptuar nga inspektori komunal, i dyshuari ka kërcënuar zyrtarin e Komunës së Pejës.
Ai dyshohet t’i ketë thënë se do ia shohë sherrin dhe për këtë i kishte dhënë ultimatum deri ditën e nesërme [sot].
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar 52-vjeçarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Kanosje’.