Nasser Al-Khelaifi, pronari i Paris Saint-Germain, i ka vendosur një ultimatum yllit francez, Kylian Mbappe.
Së fundmi, sulmuesi francez i komunikoi klubit se nuk ka ndërmend të shkaktojë rinovimin automatik përtej vitit 2024 dhe Al-Khelaifi la një garanci: Sulmuesi nuk do të largohet me ‘kosto zero’.
“Pozicioni im është mjaft i qartë. Nëse Kylian dëshiron të qëndrojë, ne duam që edhe ai të qëndrojë. Por ai duhet të nënshkruajë një kontratë të re, ne nuk duam të humbasim lojtarin më të mirë në botë falas. Kjo është e pamendueshme dhe ai tashmë ka thënë se nuk do të largohej kurrë me kosto zero. Nëse ka ndërruar mendje, nuk është faji im”, ka ripërsëritur ai.