“Propozimi aktual nuk është ai që populli i Kosovës ka shpresuar me vite”

“Propozimi aktual nuk është ai që populli i Kosovës ka shpresuar me vite”

Për takimin e 18 marsit dhe planin franko-gjerman, për Front Online ka folur ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai, ka thënë se Kosova duhet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, të mbështetur nga SHBA.

Por, se për propozimin franko-gjerman thotë se nuk është ai që e ka pritur populli i Kosovës.

“Propozimi aktual nuk është ai që populli i Kosovës ka shpresuar dhe i është premtuar me vite, por ofron një derë të vogël për të ndryshuar status-quo-në aktuale që nuk është në interesin e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, me propozimin aktual evropian, Kosova po bën kompromise të mëdha.

Kjo, për shkak që siç thotë Pacolli, këto kompromise mund të kenë potencial për të thelluar polarizimin dhe për të krijuar sfida të reja për vendin në të ardhmen.

“Me këtë propozim Kosova po bën kompromise të mëdha që kanë potencial për të thelluar polarizimin dhe për të krijuar sfida të reja për vendin në të ardhmen. Mbetet pyetja kryesore pse partnerët tanë kryesorë hoqën dorë nga qëllimi i njohjes reciproke?Sigurisht arsyeja janë disa situata kaotike në veri vitin e kaluar dhe moskoordinimi i veprimeve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht me Uashingtonin, që ka kthyer situatën në një problem sigurie në kohën e luftës në Ukraine dhe tani qëllim nuk është më njohja reciproke por stabiliteti”, ka thënë Pacolli.

Related Articles