Në orën 12:00 është planifikuar të mbahet protesta e thirrur nga PD në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Teksa zona tashmë është rrethuar nga efektivët e policisë, kanë filluar të mblidhen dhe protestuesit e parë në selinë e PD-së.
Një prej tyre mban një pankartë, me kokë poshtë, me foton e kryeministrit Rama pas hekurave: Nëse drejtësia do të funksiononte, shkruhet në të.